Qeveria Kurti me strategji të re marketingu, del me top-listë të javës - NACIONALE

Qeveria Kurti me strategji të re marketingu, del me top-listë të javës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Duket se Qeveria Kurti II ka nisur me një strategji të re marketingu për shkak të humbjes së popullaritetit gjatë muajve dhe viteve të fundit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka shpërndarë në Facebook një postim ku shihet një fotografikë e një top-liste.

Aty janë numëruar “top 5 ngjarjet e javës me Qeverinë Kurti”. Megjithëse formulimi i fjalisë është paksa i çuditshëm, mund të kuptojmë se bëhet fjalë për ngjarjet të cilat në një mënyrë a tjetrën janë ndikuar nga vendime të qeverisë.

Por, ndoshta kriteri është i zgjeruar dhe mund të kemi edhe ngjarje të cilat kanë ndodhur pavarësisht Qeverisë, siç ishte rasti i Manifestës.

Ngjarja më e rëndësishme e vendosur është “hapja e aplikimit për një të punësuar në familje”.

Si ngjarje e dytë është numëruar nisja e festivalit kulturor “Manifesta XIV”, e që nuk dihet se çka ka të bëjë me Qeverinë Kurti.

Po ashtu, aty është vendosur edhe martimi i marrëveshjes për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Nuk dihet nëse në përzgjedhjen e këtyre “ngjarjeve” është përfshirë edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajme të ngjashme