Qeveria Kurti do të ndalojë eksportin e peletit - NACIONALE

Qeveria Kurti do të ndalojë eksportin e peletit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti ta ndalojë eksportimin e peletit.

Këto komente Rizvanolli i bëri gjatë vizitës së saj në Termocentralin Kosova A.

Kemi parë që ka rritje të çmimeve, që nuk arsyetohet në krahasim me koston e prodhimit. Prandaj, në mbledhjen e qeverisë, pritet të merret vendimi që ndalon eksportimin e peletit dhe lëndëve djegëse me bazë druri”, ka thënë ajo.

Ministria e Tregtisë pritet që shumë shpejt ta sjellë në Kuvend Ligjin për Produkte Esenciale, në të cilin përfshihet edhe peleti”, theksoi ajo.

Ndryshe në Kosovë çmimi i peletit është ngritur 200 për qind.

Lajme të ngjashme