Qeveria konfirmon: Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit, merr pjesë në drekën e ftuar nga Von der Leyen
Qeveria ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Brukselit.
Ai do të marrë pjesë në drekën e ftuar nga Ursula von Der Leyen.
Njoftimi:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.