Qeveria gjermane më 3 gusht rikthen masa ndaj COVID-19
Më 3 gusht, qeveria gjermane tha se masat paraprake bazike të koronavirusit do të qëndrojnë në fuqi gjatë vjeshtës dhe dimrit, kur studiuesit parashikojnë që rastet e COVID-19 mund të rriten edhe një herë pasi njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda, shkruan REL.
Në shtëpitë e të moshuarve dhe objektet e tjera që kujdesen për personat më të rrezikuar, do të kërkohen maska dhe paraqitja e dokumentacionit që vërteton se një person nuk është i infektuar duke filluar nga tetori dhe duke vazhduar deri në prill të vitit pasardhës.
Maskat do të jenë gjithashtu të nevojshme gjatë kësaj kohe për ata që fluturojnë, si dhe ata që marrin trena dhe autobusë në distanca të gjata.
Në vjeshtë, qeveria gjermane synon gjithashtu të nisë një program vaksinimi kundër koronavirusit.
“Gjermania duhet të përgatitet më mirë për koronavirus në dimër, më mirë sesa vitin e kaluar”, tha ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.