Qeveria e Shqipërisë rrit pagat 15% për policët, zjarrfikësit si dhe administratën publike
Kryeministri i shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se do të rris pagat e polisicë për 15%.
‘’Kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit, nivelet bazë, të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh, si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë, shtesa në vijim është për nivelin e mesëm, respektivisht 15% dhe 7%’’, ka thënë Rama
Rama theksoi se e njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës, si dhe ka një shtesë page për Policinë e Burgjeve e gjithashtu për zjarrfikësit e punonjësit e administratës publike.
Ndërkohë, kryeministri informoi se të gjitha familjet me ndihmë ekonomike do të kenë rritje me 10%. Për gratë kryefamiljare me dy fëmijë dhe ato me 3 fëmijë, tha se ndihma ekonomike do të dyfishohet. Ndërsa për të gjithë të moshuarit mbi 65-vjeç që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike do të bëhet dyfishim i ndihmës, që pesha më e madhe që ata mbajnë për shkak të dobësisë së pozicionit, të lehtësohet më shumë.
Do të ketë edhe indeksim për të gjithë personat me aftësi të kufizuar që trajtohen nga ndihma shtetërore.