Kosova vendos regjim vizash për shtetasit e Rusisë - NACIONALE

Kosova vendos regjim vizash për shtetasit e Rusisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës të mbajtur ka vendosur që shtetasit e Rusisë të pajisen me viza regjim për të hyrë në Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shtetasit rusë me pasaportë të rregullt, zyrtare e diplomatike si dhe ata që kanë lejeqëndrimi biometrik të lëshuar nga shtetet e Schengenit do të obligohen të pajisen me vizë të Kosovës për të hyrje, tranzit dhe qëndrim në Kosovë.

“Të gjithë shtetasit e Federatës ruse me pasaportë të rregullt apo diplomatike dhe ata që kanë lejeqëndrim biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen do të duhet të pajisen me vizë për hyrje në Kosovë”, tha Kurti.

Liza Gashi, zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dh Diasporës, ka thënë se propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, është në koherencë me vendimin e BE-së

“Për shtetasit e federatës ruse dhe obligimet e tyre për pajisje me vizë hyrëse në Republikën e Kosovës pa dallim. Ky propozim i MPJD-së është në raport me obligimet ndërkombëtare që Kosova ka marrë në koherencë me vendimin e fundit të BE-së për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin të marrjes së vizave Schengen për shtetasit rusë”, u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme