Qeveria e Kosovës “shpallë” fitoren me hakerët: Sulmi kibernetik është tejkaluar - NACIONALE

Qeveria e Kosovës “shpallë” fitoren me hakerët: Sulmi kibernetik është tejkaluar

3 javë më parë

nga NACIONALE

Sulme masive kibernetike, kishin kapluar javën e kaluar Kosovën. Qeveria, gjykatat, policia, e pothuajse të gjitha institucionet shtetërore ishin nën sulm të vazhdueshëm nga hakerët.

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një deklarate, ka “shpallur” fitoren ndaj hakerëve, duke e quajtur të tejkaluar sulmin kibernetik.

Sipas qeverisë, kjo u bë e mundshme, me aplikimin e masave adekuate, në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm. Anipse nga qeveria nuk kanë folur asnjëherë, se prej nga erdhën sulemet.

“Gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare. Gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël. Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.”

Kujtojmë se sot si pasojë e sulmeve kibernetike, ka rënë sistemi i internetit i cili shpërndahet nga Vala.

Lajme të ngjashme