Qeveria e Kosovës miraton përbërjen e re të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore
Qeveria e Kosovës në mbledhjen të mbajtur sot ka miratuar i përbërjen e re të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Nacionale mëson se emrat e propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, janë: Dafina Gexha-Bunjaku nga Ministria e Shëndetësisë, Ahmet Ismaili e Klit Shala nga Ministria e Financave, Kastriot Meqa nga Oda e Mjekëve, Agreta Gecaj-Gashi nga SHSKUK-ja dhe Muhamedali Kodra nga Shoqata e Pacientëve.
Ky bord tash e katër muaj është jofunksional.