Qeveria e Kosovës i ndanë për kursime mbi 19 milionë euro - NACIONALE

Qeveria e Kosovës i ndanë për kursime mbi 19 milionë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është aprovuar kërkesa e ministrit të Financave, Hekura Muratin për kursime dhe ndarje, në shumën prej 19.150.034.

Kjo kërkesë është aprovuar në mbledhjen e 107 të Qeverisë së Kosovës, që është mbajtur në mënyrë elektronike.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, në shumën prej 19.150.034 ( nëntëmbëdhjetë milion e njëqind e pesëdhjetë mijë e tridhjetë e katër ) euro. Këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme