Qeveria e konfirmon se Vigan Qorrolli është emëruar zv.ministër, Kurti i uron suksese - NACIONALE

Qeveria e konfirmon se Vigan Qorrolli është emëruar zv.ministër, Kurti i uron suksese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se Vigan Qorrolli është emëruar zëvendësministër i drejtësisë.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Vigan Qorrolli, zëvendësministër të Drejtësisë. Duke e uruar për detyrën, Kryeministri Kurti i dëshiroi z.Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.” thuhet në njoftim.

Qorolli më parë ka qenë shef i kabinetit të ministrisë së Drejtësisë, sa ishte në pushtet PDK-ja, më në krye të këtij dikasteri Hajredin Kuçin.

Kujtojmë se Qorolli pati tentuar pak kohë më parë të bëhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Lajme të ngjashme