“Qeveri, vepro ose shko”, Tahiri thotë se Kurti po e bankroton Kosovën, situata është alarmante - NACIONALE

“Qeveri, vepro ose shko”, Tahiri thotë se Kurti po e bankroton Kosovën, situata është alarmante

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se vendi jonë është duke e përjetuar një tronditje ekonomike si shkak i “shembjes” së binzesve,

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se shumë biznes të vogla si kafiteri, dyqane, restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit.

Ai tutje ka thënë se ekonomia përbën shtyllën kryesore të funksionimit të jetës në një shoqëri normale dhe sipas tij kjo Qeveri me retorikën e vet të luftës, me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare duke e mbajtur Kosovën nën sanksione, dhe duke mos pasur asnjë investim të huaj të mirëfilltë në vend, është duke e bankrotuar Kosovën.

Postimi i plotë:

Alarmante, kolapsi i ekonomisë së vogël!

Kosova po përjeton një tronditje ekonomike shkak i “shembjes” së bizneseve. Me qindra biznese të vogla gjithandej Kosovës, duke përfshirë dyqane, biznese të vogla të shitjes, kafiteri, restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit.

Informatat e para të tremujorit të parë të vitit 2024 rreth qarkullimit të bizneseve që operojnë në Kosovë janë alarmante. Fuqia blerëse ka rënë nga 15% deri në 50%. Me mbylljen e bizneseve do të shkojmë drejt rritjes së papunësisë në Kosovë që ndikon në rritjen e varfërisë dhe në uljen e nivelit të jetesës për qytetarët.

Ekonomia përbën shtyllën kryesore të funksionimit të jetës në një shoqëri normale. Kjo Qeveri me retorikën e vet të luftës, me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare duke e mbajtur Kosovën nën sanksione, dhe duke mos pasur asnjë investim të huaj të mirëfilltë në vend, është duke e bankrotuar Kosovën. Dhe, të rinjtë po detyrohen t’ia mësyjnë migrimit.

Qeveri, vepro ose shko!

Lajme të ngjashme