Qesharake: Zëvendësministri Demelezi thotë se presidentja është dashur të takonte “kryetarin e ardhshëm” të Vitisë - NACIONALE

Qesharake: Zëvendësministri Demelezi thotë se presidentja është dashur të takonte “kryetarin e ardhshëm” të Vitisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, ka habitur me një status në “Facebook”.

Derisa ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, e cila dje e ka takuar kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ai ka thënë se e para e vendit është dashur të takonte dike tjetër.

Sipas tij, Osmani është dashur të takoi mbështetësin e VV-së, Arsim Ademi, i cili, sipas tij, do të jetë edhe kryetar i ardhshëm i komunës.

“Presidentja Osmani duhet ta dij që kryetari i ardhshëm i komunës së Vitisë do të jetë Dr.sc. Arsim Ademi dhe më e udhës të e takoj atë e të i kërkoj falje që përkrahë një kryetar të tillë të LDK-së që është pjesë thelbësore e historike e të keqes dhe të tashmes!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme