“Qesharak dhe jo serioz”, Daut Haradinaj e quan Kurtin “kryeministër i autostradave imagjinare” - NACIONALE

“Qesharak dhe jo serioz”, Daut Haradinaj e quan Kurtin “kryeministër i autostradave imagjinare”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, kryeministër të autostradave imagjinare.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti është qesharak dhe jo serioz.

Postimi i plotë:

Urime për këtë vit të ri Kryeministër i autostradave imagjinare! Me këtë ritëm në këtë vit besojmë që ke me e përfundu edhe autostradën po ashtu imagjinare Prizren-Tetovë, gjithashtu edhe autostradën e Dukagjinit në kohë rekord.

Qesharak dhe jo serioz.

Të vetmet autrostrada që po përjetojnë qytetarët tanë, janë ato të Evropës, në ikje nga ky vend që ja ke mbytë shpresën.

Lajme të ngjashme