Qeriqi: Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve, përpjekje për të deformuar të vërtetën e luftës së UÇK-së - NACIONALE

Qeriqi: Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve, përpjekje për të deformuar të vërtetën e luftës së UÇK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Qeriqi nga OVL-UÇK ka theksuar se, pavarësisht procesit të vazhdueshëm të gjykatës speciale dhe aktakuzave të shumta, krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin gjithmonë fitimtarë.

Ai e ka cilësuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve si një vazhdim të një përpjekje për të deformuar të vërtetën e luftës së UÇK-së.

“Aktakuza ndaj Thaqit dhe të tjerëve është vazhdimësi e kësaj Gjykate. Një përpjekje e saj për të deformuar të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK]. Prej fillimit, e kemi kundërshtuar dhe kemi qenë të bindur se është e padrejtë për neve. Sepse vet kam qenë pjesë e luftës dhe e di si ka shkuar rrjedhja e tyre. Ka qenë përpjekje e tyre fillimisht për akuza me trafikim organe, e kemi kundërshtuar fuqishëm, pasi që është vështirë me trafiku, pastaj ka vazhdu me akuza tjetër për krime luftes dhe nuk po arrin me dëshmu. Po përpiqet me çdokusht të njëllos luftën e drejtë dhe të pastëxrt të UÇK-së. Shumica e prokurorëve kanë qenë pjesë e EULEX dhe UNMIK, dhe kanë punuar kohë të gjatë dhe kanë udhëheqë departamentin për krime lufte në Kosovë”, tha Qeriqi në "Debat Plus".

Lajme të ngjashme