Qentë endacakë ende problem, por Komuna e Prishtinës planifikon ndërtimin e fushës së minigolfit - NACIONALE

Qentë endacakë ende problem, por Komuna e Prishtinës planifikon ndërtimin e fushës së minigolfit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka bërë një njoftim në lidhje me ndërtimin e fushës së minigolfit.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, komuna ka njoftuar se është duke bërë përgatitjet për projektin e ndërtimit të fushës së minigoflit.

Tutje, komuna ka theksuar se e vlerëson jashtëmase bashkëpunimin me qytetarët, të cilët i ka ftuar në një takim konsultativ për këtë projekt.

Nuk dihet se sa fansa të minigolfit janë në Prishtinë, megithatë kushdo që e pëlqen këtë lojë së shpejti do të ketë edhe hapësirën për të ushtruar këtë lojë.

Urojmë që qytetarët që marrin rrugën për tek fusha e minigolfit të mos sulmohen nga qentë endacak, të cilët vazhdojnë të mbesin problem i pazgjidhur i kryeqytetit.

Lajme të ngjashme