Qëndrimet e Kurtit për presidentin, Deda e quan “tallje me Kosovën” - NACIONALE

Qëndrimet e Kurtit për presidentin, Deda e quan “tallje me Kosovën”

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Tallje me Kosovën, i ka vlerësuar opinionisti Ilir Deda krejt zhvillimet për çështjen e propozimit të Presidnetit të Kosovës i cili duhte të zgjidhet më së largu më 4 mars.

Deda iu referua qëndrimeve të dhëna nga Albin Kurti i Vetëvendosjes i cili tha se e do një figurë konsensuale si Murat Jashari nga familja heroike e Adem Jasharit, ose që secili subjekt të bëjë propozim të vet partiak dhe të ketë garë në Kuvend të Kosovës.

Kjo çka po ndodhë nuk është politikë, tha Deda.

Postimi i plotë:

Kjo loja me presidencë është tallje me Kosovën.

Së pari, Murat Jashari ka thënë jo të prerë në lidhje me pozitën e presidentit.

Së dyti, nuk ndërtohet procesi politik për "figurë konsensuale" vetëm me një emër të përveçëm edhe ate pa e pasë miratimin e tij bile!

Së treti, po shihet qartë që një proces që filloi me fjalë të mëdha si "bashkëpunim", "raporte të reja me opozitën", "dialog me partitë politike", paska qenë i menduar më shumë si farsë se sa si bashkëbisedim për të mirën e vendit.

Së katërti, "presidenti partiak" zgjidhet vetëm nëse bëhet marrëveshje politike për bashkëqeverisje.

Kjo çka po ndodhë nuk është politikë.

Lajme të ngjashme