Qendra e VV-së në Prishtinë mban takim në Mramor, në qendër të vëmendjes Mefail Bajqinovci
Qendra e VV-së në Prishtinë mbrëmë ka mbajtur një bashkëbisedim me banorët e fshatit Mramor.
Në fotografitë që ka publikuar kjo qendër shihet se prezent ishte deputeti i VV-së, Mefail Bajqinoci.
Në tubim është parë edhe deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi.
“Mbrëmë, ishim në fshatin Mramor ku bashkë më anëtarët tanë biseduam për sfidat me të cilat banorët e këtij fshati ballafaqohen. Nga diskutimi jonë i përbashkët kuptuam shumë probleme të cilat i ka fshati si pasojë e moskujdesit dhe neglizhimit nga qeverisja lokale. Në anën tjetër biseduam edhe për punët e mira nga Qeveria e Republikës më të cilat banorët e fshatit janë të kënaqur. Bashkë lëvizim”, është thënë në njoftimin e kësaj qendre.
Bajqinovci vazhdimisht po përmendet si emër që VV-ja do të mund ta kandidiojë për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.