që u lirua përmes këmbimit, i akuzon kapësit për torturim
Mjekja ukrainase, Yulia Paievska, e cila u mbajt e burgosur nga forcat ruse dhe separatiste për tre muaj pasi ishte kapur në Mariupol, i ka akuzuar kapësit e saj për torturim psikologjik dhe fizik gjatë kohës në mbajtje.
“Pesë ditë nuk kisha ushqim dhe praktikisht nuk kam pirë”, tha ajo për televizionin “CNN”, duke shtuar se abuzimi ndaj saj filloi menjëherë pasi kapësit e njohën në një pikë kontrolli në Mariupol më 16 mars.
Abuzimi përfshiu rrahje, ishte ekstrem dhe “nuk u ndal për asnjë minutë gjatë tërë tre muajve”, tha ajo.