Qe fati i ‘gurëthemelit’ të çerdhes 885 mijë euroshe që e vendosi Kurti në Gjilan, e heqin për 10 minuta - NACIONALE

Qe fati i ‘gurëthemelit’ të çerdhes 885 mijë euroshe që e vendosi Kurti në Gjilan, e heqin për 10 minuta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Refuzoi urdhërin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur në cilësi të dëshmitarit para Prokurorisë Speciale, me agjendën e vendosjes së gurëthemelit të një çerdheje në Gjilan – dhe, as dhjetë minutë që kur i uroi të gjithë për nisjen e kësaj çerdhjeje të re korniza u hoq, dhe copa e mallterit mbeti thjesht aty në tokë.

Gazetarja e Nacionales, Besarta Hoti dërgoi pamje nga vendi i ngjarjes – ku shihet të jetë skejuar korniza drurore e vendosjes së gurëthemelit – ndërsa gurëthemeli i trumbetuar shihet të ketë mbetur porsi një copëz betoni amorfe.

“Ka kushtuar gjithsej projekti 885 mijë euro, 900 metra katror, do të jetë për 80 fëmijë dhe punimet e këtij projekti do të përmbyllen për 12 muaj, pra lajm i mirë për fëmijët e prindërit dhe lajm i mirë për kounën e Gjilanit”, tha Kurti para gazetarëve.

Lajme të ngjashme