Qalaj: PDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen - NACIONALE

Qalaj: PDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

4 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka përsëritur se partia e tij nuk ka ndërmend të hyjë në koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kemi thënë që do të qëndrojmë në opozitë... nuk kemi parë mundësi të bashkëqeverisjes me LVV-në”, deklaroi Qalaj në Tëvë1.

Ai tha se PDK-ja mbështet formimin sa më të shpejtë të institucioneve, por theksoi se është “kundër për të bashkëqeverisur me Kurtin”, duke e akuzuar atë për shkelje të Kushtetutës.

Lajme të ngjashme