Qalaj: Lladrovci është personalitet i një rëndësie të veçantë për PDK-në – janë tejkaluar problemet
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për raportet brenda degës së PDK-së në Drenas dhe për kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Qalaj theksoi se gjatë zgjedhjeve lokale ka pasur sfida të brendshme të shkaktuara nga garat për kandidaturën për kryetar, por se situata tashmë është tejkaluar. Ai vlerësoi figurën e Lladrovcit duke e quajtur “personalitet i një rëndësie të veçantë për PDK-në”
“Është e ditur që i kemi pasur disa probleme në degën tonë në Drenas gjatë zgjedhjeve lokale për shkak të aspiratave për me qenë kandidat për kryetar komune. Zoti Lladrovci ka fituar zgjedhjet bindshëm, e uroj për atë dhe mendoj që është një personalitet i një rëndësie të veçantë për PDK-në dhe për vendin. Është arritur të bëhet një tejkalim i problemeve që kanë qenë.” – tha Qalaj.