Përleshje me armë e thikë në Prizren, lëndohet një polic – katër të arrestuar - NACIONALE

Përleshje me armë e thikë në Prizren, lëndohet një polic – katër të arrestuar

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Një incident me armë zjarri dhe thikë ka ndodhur të shtunën në Prizren, ku katër persona janë përfshirë në një përleshje.

Gjatë ndërhyrjes për ta vënë situatën nën kontroll, është lënduar edhe një zyrtar policor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 12:50, pranë hyrjes së Autostradës “Prizren–Jug”.

“Më datën 19.09.2026, rreth orës 12:50, në rrugën “Brigada 125” në Prizren, në afërsi të hyrjes së Autostradës “Prizren–Jug”, ka ndodhur një përleshje mes katër personave. Në vendngjarje ka qenë edhe një zyrtar policor – hetues, i cili ka ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll. Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit dyshohet se kishte në posedim një armë zjarri, ndërsa një tjetër një mjet të mprehtë (thikë)”, ka deklaruar Bytyqi për Klan Kosova.

Policia ka arrestuar katër personat e dyshuar të përfshirë në incident.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është hapur për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Lajme të ngjashme