Pyetja tragjikomike e Gashit për Kurtin: Si ta shoh ka me pyet sa shpesh të kapë lemza, Albin? - NACIONALE

Pyetja tragjikomike e Gashit për Kurtin: Si ta shoh ka me pyet sa shpesh të kapë lemza, Albin?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Gashi, analist, 1 ditë e gjysmë më parë ka qenë i ftuar në emisionin e Arben Ahmetit, analsit dhe gazetar. I ideuar në një format të emisoneve të vona të natës, ku përbashkohet seriozitetit dhe humori, Gashi ka folur gjatë në “Gallatë” në lidhje me figurën e kryeministrit Albin Kurti.

Gjatë tërë kohës, gjersa Gashi po fliste në prapavijë dëgjohej e qeshmja e pandalur e Ridvan Berishës, ish-gazetar i RTK-së.

Në fakt, Gashi në një moment thotë “ta lëmë anash humorin”, që si duket është paralajmërim për analizë serioze. E kur fillon “analiza serioze”, Gashi e paramendon pyetjen që do t’ia shtronte Kurtit, në rast se do ta takonte.

Pyetja nuk është aspak politike, por ka të bëjë me lëvizjen e pavullnetshme të mushkrime, pra lemzën.

“Si ta shoh ka me pyet, me i thënë a të kapë dhe sa shpesh të kapë lemza, edhe a ke nis me i dallu këto lemza kur të kapë Albin. A e din kur të kapë pak më shumë, vallah më paska kesh Arbeni. Mos është lemza më e madhe, më ka kesh ky tjetri, më ka përmend ai tjetri.” – tha z. Gashi.

Nuk dihet nëse në këtë moment Gashi po fliste seriozisht apo me humor, përkundër që pyetja erdhi pas fjalisë “ta lëmë anash humorin”.

Lajme të ngjashme