Pyet Hamiti i LDK-së: Deri kur do t’i besojnë njerëzit propagandës së VV-së? - NACIONALE

Pyet Hamiti i LDK-së: Deri kur do t’i besojnë njerëzit propagandës së VV-së?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Muhamet Hamiti i LDK-së thotë se qeveria e Vetëvendosjes po e bën vepër korrupsionin me sukses të madh.

Ai pyet se ‘deri kur do t’i besojnë njerëzit kësaj propagande’.

Hamiti shkruan:

Qeveria e Vetëvendosjes po e bën vepër korrupsionin, me sukses të madh. Qeveri me numrin më të madh, madje në rritje, të tenderëve njëburimorë, që janë burim i korrupsionit qeveritar. Apetiti i kësaj Qeverie për korrupsion është i pakundshoq. Po të mos e kishte, do të ndalej. Ndërkohë, propagandën e bën sikur po e lufton korrupsionin. Deri kur do t’i besojnë njerëzit kësaj propagande?

Lajme të ngjashme