Pyet Dukagjin Gorani: Pse pushteti nuk po e anulon marrëveshjen me Serbinë? - NACIONALE

Pyet Dukagjin Gorani: Pse pushteti nuk po e anulon marrëveshjen me Serbinë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Dukagjin Gorani duke folur për kundërshtimet e qeverisë për Asociacionin, ka bërë një pyetje retorike se pse pushteti nuk po e anulon marrëveshjen me Serbinë në Kuvendin e Kosovës.

“E kam edhe një pyetje, e gjynah është me na ik emisioni e mos me u shtru kjo pyetje; pse nuk po e anulojnë në Kuvend marrëveshjen me Serbinë. Kërkush prej pushtetit nuk po jep përgjigje të saktë dhe të drejtë, pse nuk po i anuloni në Kuvend, votat i keni. E kanë mundësinë, dhe nuk ka nevojë me qenë dy të tretat e dyfishta”, - tha Gorani në T7.

Sipas tij, qeveria ka frikë të anulojë marrëveshjet me Serbinë, sepse ka frikë nga reagimi ndërkombëtarë.

Nuk i anulojnë se tutën, dhe e dinë kufirin e kësaj loje. Çka jënë tub o këta është një performancë të cilës i ka ardhë fundi, tutën me marr veprime serioze se e dinë atëherë se çfare do të jetë reagimi i aleatëve, se veç me të shku menja me anulu në Kuvend, t’i ki me i pa pasojat e asaj”, - shtoi Gorani.

Sipas tij, pushteti dëshiron me shpërnda fajin dhe jo me i rezistu presionit ndërkombëtarë.

“Këta çka po dojnë, është me kriju unitet që me shpërnda fajin kur ta pranojnë, e kjo me shpërnda fajin kinse me i rezistu”, - mendon Gorani.

Lajme të ngjashme