Putini thotë se Rusia ka katër rajone të reja
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se populli i rajoneve ukrainase që ai po planifikon t’i aneksojë, e ka marrë vendimin.
“Rezultatet janë të njohura, mirë të njohura. Populli e bëri zgjedhjen e vet – zgjedhjen e vetme”, tha presidenti rus.
“Jam i sigurt se Asambleja Federale do t’i përkrahë katër rajonet e reja të Rusisë, katër subjekte të reja të Federatës Ruse... sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, tha presidenti rus, i shoqëruar nga duartrokitje të shumta.
Ai pretendoi se shumë gjenerata të rusëve kanë luftuar për ato toka dhe se rezultatet e të ashtuquajturave referendume ishin “e drejtë natyrale” e atyre që kanë votuar.