Putini thotë se Rusia ka avancuar në Donetsk dhe një grup i ushtarëve ukrainas janë rrethuar - NACIONALE

Putini thotë se Rusia ka avancuar në Donetsk dhe një grup i ushtarëve ukrainas janë rrethuar

3 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të martën se trupat ruse kanë kapur 270 kilometra katrorë në rajonin Donetsk të Ukrainës gjatë muajit gusht dhe se një grup i madh i ushtarëve ukrainas janë rrethuar.

Agjencia “Reuters” nuk ka mundur ta vërtetojë në mënyrë të pavarur deklaratën e tij.

Rusia vazhdon të avancojë drejt qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk, tha Putini, duke shtuar se forcat e vendit të tij janë duke u përgatitur për nisjen e sulmeve masive kundër infrastrukturës energjetike në Ukrainë.

Më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i paralajmëroi kompanitë ajrore se dronët ukrainas e kanë bërë më të rrezikshëm hapësirën ajrore të Rusisë.

“Sot, ne duam që ta paralajmërojmë secilën kompani ajrore që e përdor hapësirën ajrore ruse, secilin sigurues, secilin që ende i përdor aeroportet kyçe ruse: qielli rus është duke u bërë tërësisht i rrezikshëm” – tha ai.

Lajme të ngjashme