Putini thotë se Rusia do t’i mbrojë interesat e saj me të gjitha mjetet e mundshme - NACIONALE

Putini thotë se Rusia do t’i mbrojë interesat e saj me të gjitha mjetet e mundshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se vendi i tij do t’i mbrojë interesat e veta duke i përdorur të gjitha mjetet që i ka në dispozicion.

Ai foli në një mbledhje vjetore të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, e cila u transmetua në televizion. Presidenti rus u ankua se organizatat perëndimore për të drejtat e njeriut e shohin Rusinë si “vend të klasës së dytë që nuk ka të drejtë të ekzistojë fare”.

“Kjo është ajo me të cilën po ballafaqohemi. Mund të jetë vetëm një arsye nga ana jonë – luftë e vazhdueshme për interesat tona kombëtare. Ne do ta bëjmë vetëm këtë dhe nuk do të lëmë askënd që të llogarisë në asgjë tjetër”- tha ai.

Presidenti rus vazhdoi: “Po, ne do ta bëjmë këtë përmes mënyrave e mjeteve të ndryshme. Para të gjithave, natyrisht, ne do të përqendrohemi te mjetet paqësore, por nëse nuk mbetet asgjë tjetër, ne do ta mbrojmë veten me të gjitha mjetet që janë në dispozicionin tonë.”

Putini po fliste si pjesë e reagimit ndaj komenteve të një anëtari të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, i cili tha se forcat ukrainase po bombardojnë zona të banimit në rajonin e kontrolluar nga rusët, Donetsk.

Lajme të ngjashme