Putini thotë se ka arritur një marrëveshje me Trumpin - NACIONALE

Putini thotë se ka arritur një marrëveshje me Trumpin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus, Vladimir Putin, në një konferencë të përbashkët për gazetarë me homologun amerikan, Donald Trump, pas takimit të tyre në Alaskë të ShBA-së, ka thënë se ka arritur një marrëveshje me të dhe shpreson se Ukraina nuk do ta pengojë procesin e përfundimit të luftës.

Putini nuk ofroi hollësi për atë se në lidhje me çka ishte arritur marrëveshja, shkruan gazeta “The Guardian”.

Ai gjithashtu e përsëriti kërkesën e tij të shpeshtë se shkaktarët rrënjësorë të konfliktit duhet të adresohen.

Në të kaluarën, Putini ka thënë se në mesin e këtyre shkaktarëve përfshihet Qeveria e Ukrainës, për të cilën pretendon në mënyrë të pasaktë se udhëhiqet nga nazistët.

Putini theksoi se Trumpi ka pretenduar që lufta e shkallës së plotë nuk do të kishte ndodhur, nëse Trumpi do të ishte president dhe se ai pajtohet me këtë vlerësim.

Lajme të ngjashme