Putini mysafir i zorshëm, ankohet se në Iran është ftohur nga klima - NACIONALE

Putini mysafir i zorshëm, ankohet se në Iran është ftohur nga klima

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ka marrë ftohje të lehtë gjatë vizitës së realizuar të martën në Iran.

Kreu i Kremlinit u kollit gjatë një paraqitjeje publike të mërkurën, kur nga agjencia “Interfax” u citua të ketë thënë se është ftohur lehtë gjatë vizitës në Iran një ditë më parë.

“Ishte shumë nxehtë në Teheran dje, plus 38 gradë, dhe kondicionimi i ajrit ishte shumë i fortë atje, prandaj kërkoj falje”, citohet të ketë thënë presidenti rus, që sivjet mbush 70 vjet.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të enjten se presidenti rus ka shëndet të mirë dhe tha se ka pasur raportime të rreme se gjoja ai nuk është mirë.

“Gjithçka është mirë me shëndetin e tij. Ju e dini që specialistët ukrainas, amerikan e britanikë të informacionit kanë hedhur gënjeshtra të ndryshme për gjendjen e shëndetit të presidentit në muajt e fundit – këto nuk janë asgjë tjetër pos gënjeshtra”, tha ai./Nacionale

Lajme të ngjashme