Putini javën e ardhshme në Iran, takohet me Erdoganin e Raisin - NACIONALE

Putini javën e ardhshme në Iran, takohet me Erdoganin e Raisin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti rus, Vladimir Putin, do ta vizitojë Iranin të martën e javës së ardhshme për t’u takuar me homologun Iranian, Ebrahim Raisi, dhe atë turk, Rexhep Erdogan, njoftoi Kremlini.

“Udhëtimi i presidentit Putin për në Teheran është duke u përgatitur. Do të ketë një takim të krerëve të shteteve garantuese të procesit të Astanës, proces për promovimin e rregullimit të Sirisë”, tha para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai shtoi se përpos takimit trepalësh mes Putinit, Erdoganit e Raisit, do të zhvillohet edhe një takim dypalësh mes Putinit e Erdoganit.

Lajme të ngjashme