Putin me paralajmërim të fortë: Rreziku i luftës bërthamore është "në rritje"
Vladimir Putin paralajmëroi se kërcënimi një lufte bërthamore ishte "në rritje" ndërsa fliste gjatë një sesioni vjetor televiziv të këshillit të tij për të drejtat e njeriut, shkruan The Guardian.
Putin këmbënguli se Rusia nuk ishte “çmendur” dhe se e shihte arsenalin e saj bërthamor si një parandalues thjesht mbrojtës.
Ne nuk jemi çmendur, ne e kuptojmë se çfarë janë armët bërthamore. Ne i kemi këto mjete në formë më të avancuar dhe moderne se çdo vend tjetër bërthamor, ky është një fakt i qartë. Por ne nuk do të vrapojmë nëpër botë duke e tundur këtë armë si brisk.
Ai vazhdoi të pretendonte se Rusia "mund të jetë garantuesi i vetëm i integritetit territorial të Ukrainës", duke thënë se:
Varet nga liderët e rinj të Ukrainës.
