Punimi i mjekes që s’u pranua në UP, citohet nga shumë media botërore - NACIONALE

Punimi i mjekes që s’u pranua në UP, citohet nga shumë media botërore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Punimi ku njëra nga autoret është edhe Ibadete Bytyçi, është cituar nga një numër i madh i mediave botërore.

Bytyçi është kardiologe e njohur që punon në QKUK.

Punimi flet se si 5 mijë hapa në ditë mund të mjaftojnë për rezultate më të mria në shëndet.

Studimi u krye për 227 mijë njerëz nga studime në Australi, Japoni, Norvegji, Spanjë, Britani e Amerikë.

"Megjithatë, duhet të theksoj se kishte të dhëna të kufizuara në dispozicion për numërimin e hapave deri në 20,000 në ditë, dhe kështu këto rezultate duhet të konfirmohen në grupe më të mëdha njerëzish," tha për CNN-in autorja e studimit dr. Ibadete Bytyçi, një kardiologe në QKUK.

Bytyçi ka reaguar edhe në Facebook duke shprehur lumturinë e saj pasi artikulli është cituar nga shumë media në botë.

“Zoti im, çfarë begatie me mëngjes…. Sot punimi ynë i radhës i sapo publikuar në European Journal of Preventive Cardiology, është bërë top lajm në top mediat botërore (BBC, CNN, The Guardian, Independent, EurekAlert, USA today, Telegraph, Yahoo News, Forbes, NewsWeek, USA day ….)! Padyshim shijimi i ëmbëlsisë së dijes është një nga frytet më të ëmbla dhe dhurata me e çmuar!”, ka shkruar ajo në Facebook duke ia bashkangjitur edhe linqet e lajmeve të mediave botërore.

Bytyçi ka aplikuar në dy konkurset e hapura për profesor në Fakultetin e Mjekësisë më 31 maj të këtij viti për lëndët: Mjekësi familjare e fiziologji patologjike.

Lajme të ngjashme