Punëtori ia vjedh 'shefit' çelësat e veturës dhe ik: Rast i çuditshëm në Prishtinë - NACIONALE

Punëtori ia vjedh 'shefit' çelësat e veturës dhe ik: Rast i çuditshëm në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është lajmëruar në Polici dhe ka raportuar një rast të vjedhjes.

Ankuesi ka bërë të ditur se një mashkull ishte duke punuar tek ai. Në një moment, ai ka bërë të ditur se punëtori ia ka vjedhur çelësat e veturës dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Njoftimi:

VJEDHJE

Rr. Arben Xheladini, Prishtinë / 01.04.2024-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte duke punuar tek ankuesi, ia ka marr çelësat e automjetit të tij dhe është larguar në drejtim të panjohur duke mos iu lajmëruar. Rasti në procedurë hetimore.

Lajme të ngjashme