Punëtori bie nga lartësia në Prishtinë, nisin hetimet nga policia - NACIONALE

Punëtori bie nga lartësia në Prishtinë, nisin hetimet nga policia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i lënduar pasi ka rënë nga lartësia gjatë punës në lagjen "Prishtina e Re" të kryeqytetit.

Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Nacionalen se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa organet kompetente kanë ndërmarrë veprimet fillestare për të sqaruar ngjarjen.

Sipas autoriteteve, është iniciuar një procedurë hetimore lidhur me sigurinë në vendin e punës dhe respektimin e pajisjeve mbrojtëse.

"Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Asgjesimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtese dhe rrezikimi i sigurise në vendin e punës.

Rasti ka ndodhë në lagjen Prishtina e re, ku një person, mashkull, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin", tha Ahmeti për Nacionale.

Lajme të ngjashme