Punëtorët e RTK-së pa paga, paralajmërohet grevë
Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) do të mbajnë grevë të hënën nga ora 11:00 deri në 12:00, për shkak të mosmarrjes së pagave.
Vendimi u bë i ditur gjatë protestës së sotme të organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të RTK-së.
Kjo protestë është vazhdimësi e reagimeve të stafit të transmetuesit publik, të cilët kërkojnë zgjidhje urgjente për pagesat e prapambetura, që sipas tyre nuk janë ekzekutuar për shkak të mosmiratimit të buxhetit.