Punëtorët e QKMF-së së Malishevës në grevë, kërkojnë rritje page
Punëtorët teknikë të Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare në Malishevë janë në grevë dhe po kërkojnë rritjen e pagës në 405 euro.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili tha se punëtorët nuk do të punojnë derisa sa "t'i kenë pagat e njëjta si të gjithë".
“Punëtorët teknik të QKMF së në Malishevë nuk punojnë më me 275 euro ata nga e mërkura fillojnë me protesta dhe greva , kur paga do të jetë sikurse te tjerët 405 euro, ather pushojnë grevat dhe protestat”, shkruan Azemi