Punëtorët e KEK-ut pa pagë të 13-të, Sindikata: Punojmë në kushte të rënda, që të ketë dritë në çdo shtëpi - NACIONALE

Punëtorët e KEK-ut pa pagë të 13-të, Sindikata: Punojmë në kushte të rënda, që të ketë dritë në çdo shtëpi

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Sindikalistët e KEK-ut kanë reaguar ndaj Qeverisë për mosndarjen e pagës së 13-të për punëtorët e kësaj korporate.

Sindikata e Re e KEK-ut tha se punëtorët janë lënë jashtë këtij vendimi, së bashku me disa ndërmarrje të tjera.

“Ne punojmë çdo ditë në kushte të rënda për të mbajtur dritën ndezur në çdo shtëpi”, thuhet në reagim.

Ata theksojnë se janë ndër kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit.

Sindikata e cilëson këtë trajtim si të padrejtë dhe diskriminues.

Në shenjë pakënaqësie, është paralajmëruar një konferencë për të enjten para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme