"Punët në terezi" - logopedi i arrestuar sot shihet duke i rënë fyellit (VIDEO)
Ishte emri më i lakuar gjatë ditës së sotme.
Bëhet fjalë për shefin e Logopedisë në QKUK, Iljasa Fazliu.
Ky i fundit është arrestuar sot, pak momente pas publikimit të lajmit se dhunoi një 5-vjeçare me autizëm.
Veç kësaj, i njëjti nuk posedonte as licencë për profesionin që e ushtronte, ndërsa së fundi u emërua në krye të repartit nga Pranvera Zejnullahu - Raçi.
Gazeta Shneta para pak çastesh ndërkaq, publikoi një video, ku Fazliu shihet duke i rënë fyellit.
