Punësimi i asamblistit të VV-së në Ibër-Lepenc, Rrusta e PSD-së: Infrastrukturë votash që ka fillu moti
Teutë Rrusta e PSD-së ka reaguar në lidhje me punësimin e asamblistit të VV-së në Malishevë, Veton Zogu në ndërmarrjen Ibër-Lepenc.
Gazeta Nacionale gjatë ditës ka raportuar në lidhje me punësimin e Asamblistit Zogu, pasi që ky kishte biseduar me deputetin e partisë së tij, Gani Krasniqi, që ky i fundit të bisedonte me kryeshefin e po të njëjtës ndërmarrje, Faruk Mujka, për intervenime.
Rrusta ka thënë se krejt kjo është infrastrukturë votash, dhe qysh shihet ka fillu moti.
Postimi i plotë:
Ufa
Albani (KQZ), Albulena (MD), Ganiu (Deputet), Adnani (deputet), Veton Zogu (asambleist dhe tash "IBËR LEPENC") janë pak a shumë një familje e të rekrutuarve në punë shteti.
Infrastrukturë votash në fund të ditës. Dhe qysh shihet, moti ka fillu.
Shiheni video-dëshminë për punësimin e fundit të këtij rrethi familjar.
https://www.facebook.com/share/v/rfYeqzLPUa4v9b3z/?mibextid=xfxF2i