Puna në Kuvend: Sot mblidhen disa komisione parlamentare - NACIONALE

Puna në Kuvend: Sot mblidhen disa komisione parlamentare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të mbajë mbledhje. Në rend dite është shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MASHTI-t, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2021. Për këtë është e ftuar ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci. Po ashtu në këtë mbledhje do të bahet edhe shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kurse Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë në rend të ditës, takimin e anëtarëve të Komisionit me: Bujar Ejupi - Drejtor i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil, Naim Qelaj – Avokat i Popullit, dhe Jeton Koca – kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Po ashtu do të ketë temë diskutimi edhe cështjen e kërkesës, peticionit të pesë grave – zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara, si dhe do të ketë takim i komisionit me Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly.

Ndërkaq në Komisioni npër Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot do të ketë raportim të ministres së ekonomisë Artane Rizvanolli, lidhur më furnizimin më energji elektrike në vend si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën energjisë.

Ndërsa në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të ketë raportim i ministrit Hajrulla Çeku lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Lajme të ngjashme