Del një video e Konjufcës si nxënës në shkollat-shtëpi gjatë viteve '90
Është publikuar një video ku dëgjohet duke folur kryetari i tanishëm i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë kohës kur mësimi ishte zhvilluar në disa shtëpia në vitin 1997.
Konjufca dëgjohet duke u ankuar për kushtet në shkollat ku vijonte mësimet.
Ai gjithashtu ka folur edhe për kontributin e shqiptarëve në arsim.
“Shkolla jonë ka mjaft kushte të vështira, mirëpo meqenëse populli shqiptar gjithmonë i ka kushtu rëndësi të madhe arsimit dhe populli shqiptar ka shumë njerëz që kanë dhënë kontributin për arsimin, pra i kanë leshu këto shtëpitë private për mësim.” – kishte thënë Konjufca në një video të publikuar nga gazetari kosovar, Nuhi Bytyçi
