Publikohet një diplomë me mesatare 6.4, dyshohet të jetë e ministres Nagavci
Pas publikimit të notave të deputetit Dimal Basha nga ana e Nacionales, lajm ky që mori dhenë në gjithë vendin, radha është për një diplomë.
Por, të njëjtën Nacionale nuk ka arritur ta konfirmojë. Bëhet fjalë për një diplomë të vënë në pah nga ana e Demokracia.com.
Sipas mediumit respektiv, ajo i përket ministres së arsimit, Arbërie Nagavcit.
Përveç faktit se është mesatare tejet e ulët, 6.46, diçka tjetër ngjall dyshime. Data e fillimit dhe ajo e mbarimit të studimeve.
Sipas ligjeve në fuqi të Universitetit të Prishtinës, studimet duhet të mbyllen brenda dyfishit të kohës së viteve që janë në planprogram të fakultetit.
Me 120 kredi, do të thotë se studimet gëzonin katër semestra, me 30 kredi secili. Kjo do të thotë se dy vite janë paraparë për këtë master, ndërsa i njëjti do të duhej të mbyllej në vitin e katërt, e assesi në atë të dhjetin.
Gjithsesi, mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të konfirmohet, kurse po të jetë ashtu, definitivisht do të ishte skandal në vete.

