Publikohet fotografia e gruas që dyshohet se u vra nga burri me sëpatë - NACIONALE

Publikohet fotografia e gruas që dyshohet se u vra nga burri me sëpatë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarja e rëndë në Prishtinë në të cilën ka mbetur e vrarë një grua, ka shkaktuar shumë reagime sot në rrjete sociale. Tashmë janë publikuar fotografitë e e çiftit. Pra të burrit që dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar për rastin.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, kanë thënë nga Prokuroria në njoftimin e saj.

Ndërsa Prokuroria e shtetin ka theksuar se gruaja dyshohet të jetë vrarë me sëpatë.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë”.

Lajme të ngjashme