Publikohet çmimi maksimal i derivateve për sot dhe nesër në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin maksimal për derivatet e naftës.
Çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.70 euro, për benzinë 1.40 euro dhe për gas është 0.76 euro për litër.
Siç thuhet në njoftim, këto çmime vlejnë për sot dhe për të hënën.

