Publikohet agjenda e mbledhjes së nesërme, flasin edhe Kurti e Rama - NACIONALE

Publikohet agjenda e mbledhjes së nesërme, flasin edhe Kurti e Rama

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët të dielën, në shënim të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi, ka publikuar agjendën e plotë të kësaj mbledhje, e cila fillon në ora 10:00, në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë.

Fillimisht, pritet që të flasë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ndërsa më pas homologu i saj nga Kosova, Glauk Konjufca.

Fjalë përshëndetëse pritet që të kenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.

Nga Kosova, do te mbajë fjalim edhe kryediplomatja Donika Gërvalla, si dhe shefat e grupeve parlamentare të partive të Kuvendit, Besnik Tahiraj, Abelard Tahiri, Arben Gashi dhe Mimoza Kudari-Lila.

Siç bëhet e ditur në fund të njoftimit, mbledhja do të mbyllet në orën 11:35.

Lajme të ngjashme