Publikohen pamje nga takimi i Kurttit me Borellin
Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Paris.
Qendra televizive e informacionit e BE-së, Europe By Satellite, ka publikuar pamje nga ky takim të premten në mëngjes.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kishte paralajmëruar se Borrelli do të ketë takim gjatë së premtes edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky takim pritet të zhvillohen në orën 18:00, sipas Europe By Satellite.

Stano tha se këto takime janë “tentime për të ndihmuar në zbutjen e përshkallëzimit të situatës, qetësimin e tensioneve aktuale dhe avancimin e dialogut të Brukselit”.
Kurti dhe Vuçiqi ndodhen në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Atje janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.