Publikohen çmimet e lejuara të derivateve, bie çmimi i naftës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale të naftës dhe derivateve të tjera për 24 orët e ardhshme.
Në njoftimin e publikuar të ministrit tregohet se çmimi i naftës për ditën e premte është liruar për një cent dhe është 1.71 euro.
Çmimi i benzinës është 1.45 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit të gazit është 0.71 cent për litër.
