Pse të gjithë po bëjnë postime njëfjalëshe në mediat sociale? - NACIONALE

Pse të gjithë po bëjnë postime njëfjalëshe në mediat sociale?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

“Albini”

Kaq shkroi gazeta Nacionale pak më herët. Mësohet se administratori i faqes së Nacionales në Facebook ndërmend e kishte admiralin francez Albin Roussin. Ndërkohë, edhe shumë e shumë të tjerë kanë bërë postime njëfjalëshe, përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmani.

Osmani e ndoqi shembullin e presidentit amerikan Joe Biden që kishte bërë postimin njëfjalësh “Demokraci”. Ajo shkroi “Liri” (Ang. Freedom).

E gjitha kishte nisur me një postim aksidental “trains” (shq. Trenat) të shkruar me të vogla.

Brendet e kishin shfrytëzuar trendin për të bërë pastaj fushatë marketingu për veten me një fjalë të vetme.

Ishte kompania Amtrak e cila e bërë postimin e parë në Twitter, pra “trains”, para se ta bënin edhe kompani të tjera të mëdha.

Lajme të ngjashme