Pse shkencëtarët janë të frikësuar për numrin e insekteve në targat e veturave - NACIONALE

Pse shkencëtarët janë të frikësuar për numrin e insekteve në targat e veturave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Popullata e insekteve fluturuese në Mbretërinë e Bashkuar po bie ndjeshëm dhe me shpejtësi, me numrin që thuhet të ketë rënë për 64 për qind prej vitit 2004, ka zbuluar një hulumtim.

Shoqatatat për mbrojtjen e tyre tash po bëjnë thirrje për “veprime urgjente” për të adresuar këtë çështje.

Kjo pritet të ketë pasoja të rënda për ekosistemet kudo, duke kërcënuar furnizimet me ushqime për kafshët por edhe njerëzit.

Shifrat e fundit, të bazuara në një studim vjetor të insekteve të gjetura në targat e veturave – legale, ilegale – zbuloi një rënie të konsiderueshme në vitin e kaluar. 5 për qind më pak insekte ishin detektuar më 2022 se më 2021.

Prej vitit 2004 e deri në vitin 2021, në një studim ishte zbuluar që numri kishte rënë për 59 për qind.

Liderët e botës do të takohen për të folur për biodiversitetin në samitin e Motrealit në OKB të quajtur Cop15.

“Bugs Matter Citizen Science” ka dhënë edhe një numër rekomandimesh se çka duhet bërë.

“Pa insekte, jeta në tokë do të kolapsonte dhe mbijetesa e njerëzimit në planetin tonë do të kërcënohej.” – thuhet mes tjerash.

Shkaqet prapa uljes rapide të insekteve në mbarë botën përfshijnë prishjen dhe humbjen e habitateve, ndotjen e ajrit, krizën klimatike, ndotjen e rrjedhave ujore, përdorimin e pesticideve dhe zhvillimin e hapësirave të egra.

Lajme të ngjashme